“Deputetët po kërcënohen me jetë” Balla kërkoi mbylljen e diskutimeve dhe kalimi në votim të menjëhershëm

Nga A2 CNN
2 Prill 2026, 16:09 | Politikë

“Deputetët po kërcënohen me jetë” Balla

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, ka deklaruar se deputetët në sallën e Kuvendit po kërcënohen me jetë, duke kërkuar mbylljen e diskutimeve dhe kalimi në votim të menjëhershëm të akteve të parashikuara në rendin e ditës, kërkesë e cila u aprovua me kartonat e mazhorancës.

“Edhe pas shumë përpjekjesh nga ana juaj për të vendosur rregullin në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, edhe kur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, deputetët kërcënohen me jetë se  nuk do të vijnë më të gjallë në sallën e Kuvendit, kur deputetes një deputete tjetër i thotë: "Nuk shkel më këtu." Kur deputetët goditen për shkak të detyrës me mjete të forta, siç përcaktohet nga rregullorja, po qeshni, qeshni. Në këto kushte, zoti kryetar i Kuvendit, bazuar në nenin 49, propozoj përmbylljen e diskutimeve dhe kalimin menjëherë në votim. Ju lutem ta hedhim në votim kërkesën time”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos