Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari zhvilloi në seancën plenare në Kuvend interpelancë me deputetë të opozitës, për emërimet në polici dhe situatën e kriminalitetit në radhët e uniformave blu. Deputeti demokrat Klevis Balliu tha se inkriminimi i krimit në radhët e uniformave blu nuk është vetëm akuzë politike, por e treguar me prova edhe nga dosjet e SPAK.
Akuzat e opozitës u hodhën poshtë nga ministri i Brendshëm, i cili tha se Policia e Shtetit nuk duhet të bëhet pjesë e narrativave politike dhe e baltës.
Më tej deputeti i PD, Klevis Balliu hodhi akuza edhe për emërimin e Skënder Hitës si kryepolic.
Gjatë interpelancës, Ministri Lamallari iu përgjigj opozitës duke i përmendur fjalët e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit në kohën e qeverisjes së PD-së, Ahmet Prençit, për kryepolicin Skëndër Hita, të cilin e vlerësonte për profesionalizmin. (A2 Televizion)