E quajti ambasador të Ramës, BE dënon sulmet e Berishës ndaj Silvio Gonzatos

Nga A2 CNN
10 Maj 2026, 13:45 | Politikë

“Ky sillet sikur të jetë ambasadori i Edi Ramës”.

Bashkimi Europian ka reaguar ndaj këtij sulmi të përsëritur të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, të cilin një ditë më parë Sali Berisha e akuzoi se po i shërben kryeministrit Rama dhe trillon në Bruksel kundër opozitës, si një parti që po punon kundër integrimit.

Një zëdhënës i BE dënoi sulmet personale kundër ambasadorit Silvio Gonzato si dhe shprehu mbështetjen ndaj përfaqësusesit të unionit në Shqipëri: “Deklarata të tilla janë të papranueshme. BE dënon me forcë sulmet personale të bëra në Ditën e Evropës ndaj Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ambasadori i BE-së ka vepruar në çdo kohë me profesionalizëm dhe integritet të plotë. Ne kemi besim të plotë tek ai dhe puna e tij”.

Në mbështetje të Gonzatos dolën edhe kolegët europianë të akredituar në Tiranë, me në krye ambasadorin e Qipros, vend që mban edhe Presidencën e radhës të BE-së, duke i cilësuar fjalët e Berishës si kritika personale të pajustifikuara dhe të papranueshme. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos