Rama tha se opozita merr 60% të kohës mediatike, reagon Këlliçi: Gënjeshtër e shëmtuar me dëshmitarë

Nga A2 CNN
10 Maj 2026, 11:52 | Politikë

Rama tha se opozita merr 60% të kohës mediatike, reagon

Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Podcast se opozita merr 60% të kohës mediatike, më shumë se qeveria. Në një reagim në rrjetet sociale deputeti demokrat e cilëson këtë një gënjeshtër të shëmtuar dhe thekson se pjesa më e madhe e këtij minutazhi përdoret për sulme dhe demonizim ndaj PD-së.

“Dy herë përsëriti Edi Rama sot një gënjeshtër aq të pacipë sa do të turpëronte të gjithë mashtrimet që bën zakonisht! Herën e parë si shënim dhe herën e dytë me dëshmitarë në atë monologun e tij, ai tha se Opozita kontrollon median. Tek 60 përqind e kohës mediatike që e merrka sipas tij Opozita, ai nuk e thotë se pjesën më të madhe të këtij minutazhi të përditshëm e zënë emisionet, transmetimet dhe panelet ku goditet, linçohet e demonizohet PD me fushata të pandalshme. Këtë, kryeministri na e quan kohë për PD!!!”, shprehet Këlliçi, raporton A2 CNN.

Ai hodhi poshtë edhe deklaratat e Ramës se opozita ka më shumë hapësirë në Parlament, pasi deputetët demokratë përjashtohen shpesh nga seancat dhe se kërkesat e opozitës për komisione hetimore apo interpelanca refuzohen.

Postimi i Belind Këlliçit

Gënjeshtër e shëmtuar me dëshmitarë!

Nga Belind Këlliçi

 Dy herë përsëriti Edi Rama sot një gënjeshtër aq të pacipë sa do të turpëronte të gjithë mashtrimet që bën zakonisht!

Herën e parë si shënim dhe herën e dytë me dëshmitarë në atë monologun e tij, ai tha se Opozita kontrollon median. Tek 60 përqind e kohës mediatike që e merrka sipas tij Opozita, ai nuk e thotë se pjesën më të madhe të këtij minutazhi të përditshëm e zënë emisionet, transmetimet dhe panelet ku goditet, linçohet e demonizohet PD me fushata të pandalshme.

Këtë, kryeministri na e quan kohë për PD!!!

Po sjellim një fakt të thjeshtë.

Kur SPAK bëri publike rezultatet e hetimit për grupin e strukturuar kriminal të AKSH-it, me njoftim dhe me dokumenta, në mediat kryesore në vend, në edicionet e lajmeve kjo nuk u pasqyrua fare. Pra sipas mediave kryesore në vend, konfiskimi i 40 milionë eurove pasuri të Karçanajt, Agasit e Beqirit, nuk kishte ndodhur. Kjo është drejtpërdrejt dora e Edi Ramës.

E njëjta gjë ka ndodhur me Ballukun, dhe më parë me Veliajn.

Gënjeshtra tjetër e Edi Ramës ishte se PD qenka e privilegjuar në parlament dhe fliska më shumë se qeveria. E vërteta është se deputetët e PD në mënyrë të përsëritur përjashtohen nga Kuvendi deri në 2 muaj.

Opozitës i mohohen rregullisht kërkesat për komisione hetimore, për interpelanca, për mocione me debat dhe vetë Kryeministri nuk vjen asnjëherë të japë llogari për skandalet qeveritare, për pyetjet që përfaqësuesit e shqiptarëve kanë.

Të gënjesh në monolog, dhe pastaj me dëshmitarë, nuk ndihmon aspak në zgjidhjen e krizës së rëndë dhe tensionit politik e social që Edi Rama ka krijuar në vend.

Thjeshtë thellon hendekun, me realitetin që shumë shpejt do t’i përplaset në fytyrë atij dhe grupit të strukturuar kriminal që Rama drejton dhe formalisht e quan “kabinet qeveritar”! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos