Shqipëria është më afër se kurrë BE, përsëriti në podcastin e tij kryeministri Rama, edhe pse për disa muaji, vendet anëtare të unionit ende nuk po i japin dritën jeshile raportit pozitiv për Shqipërinë nga KE në lidhje me shtetin e së drejtës.
Rama këmbëngul që mazhoranca e tij ka ndihmuar drejtësinë për të qenë e pavarur nga politike, pavarësisht se nuk kanë qenë të paktat rastet kur ai ka shprehur pakënaqësitë apo ka “ankimuar” vendimet e sistemit gjyqësor për çështje të lidhura me bashkëpunëtorët e tij.
Pasi “Reporterët Pa Kufij” e zbriten Shqipërinë me 3 vende në rankim për sa i përket lirisë së shtypit, kryeministri Rama e kundërshtoi atë duke mos rënë dakord që qeveria vendos nën presion mediat në vend.
Pavarësisht këtij qëndrimi të shefit të qeverisë, sipas Qendrës Europiane për shtypin dhe lirinë e Medias, aktorët politikë mbajnë vendin e parë për sulmet verbale ndaj medias në Shqipëri. (A2 Televizion)