Dervishi debat me deputetin socialist për integrimin: “E keni menderosur, nuk kaloi raporti IBAR”

Nga A2 CNN
6 Prill 2026, 21:02 | Politikë

Të ftuar në emisionin “Off the Record”, nga Andrea Danglli, gazetari Lufti Dervishi debatoi me deputetin socialist Erion Malaj mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë diskutimit, Dervishi u shpreh: “E keni menderosur… nuk kaloi raporti IBAR”, duke kritikuar mënyrën se si po menaxhohet procesi. Ai shtoi: “Nga tetori deri në mars ne kaluam një ngërç dhe mbajtëm gjashtë muaj një çështje që ishte zgjidhur për 30 sekonda.”

Dervishi theksoi gjithashtu: “Sot ne do të ishim duke mbyllur kapitujt. IBAR-i ka qenë që në shkurt.” Sipas tij, problemi nuk qëndron te partnerët ndërkombëtarë: “Në Gjermani asnjë nuk është kundër Shqipërisë. Asnjë nga vendet nuk është kundër Shqipërisë… por qeveria shqiptare është kundër procesit.”

Ai shtoi më tej: “Ato votat që ju dhatë për të mbrojtur atë mandatin e deputetes… ato vota po e pengojnë Shqipërinë, po e vonojnë Shqipërinë.”

Nga ana tjetër, deputeti Erion Malaj kundërshtoi këto qëndrime, duke deklaruar: “Punët e Shqipërisë nuk janë teatër, por janë diçka reale.” Ai vijoi: “Ne jemi në procesin e integrimit sot në fazën më të mirë që kemi qenë ndonjëherë.”

Malaj theksoi edhe mbështetjen ndërkombëtare: “Gjermania ka qenë, është dhe do të jetë në krah të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian.” Ai shtoi se procesi është teknik: “Integrimi është çështje më shumë teknike dhe jo çështje emrash.”

Debati mes tyre nxori në pah qëndrime të kundërta për ecurinë e integrimit, me Dervishin që akuzon për vonesa dhe Malajn që këmbëngul se Shqipëria është në rrugën e duhur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos