Gazetari Lutfi Dervishi i konsideron patronazhistët si qenie të pështira. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Dervishi u shpreh se një njeri që merr të dhëna personale, mban shënim halle për të diktuar votimin, nuk mund të cilësohet ndryshe.
Deklarata e tij u kundërshtua nga përfaqësuesit e PS, Alfred Muharremi dhe Aulona Bylykbashi, të cilët thanë se patronazhistët adresojnë shqetësimet e njerëzve dhe nuk diktojnë votimin.
“Shikoni problemin e madh ai (raporti i ODIHR) thotë u shuajt kufiri mes partisë dhe shtetit, kjo tregon që ti përdor administratën publike dhe ke dhjetëra raste, ke përdorimin e patronazhistëve dhe burimeve njerëzore. Patronazhisti për mua është qenie e pështirë", tha Dervishi.
"Nëse bën punën e patronazhistit je qenie e pështirë. Njeriu që merr të dhëna personale, mban shënim halle personale, për të diktuar votimin, është qenie e pështirë. E supozojmë se raporti i OSBE-ODIHR nuk vlen asnjë grosh, është komplet i gabuar, a kishte shuarje të kufirit midis partisë dhe shtetit në zgjedhje?”, vijoi Dervishi.
(A2 Televizion)