"Dinozaurët kanë dominuar politikën"- Nesturi: SHBA përmes drejtësisë kërkon rrëzimin e këtij sistemi në Shqipëri

Nga A2 CNN
29 Janar 2026, 22:31 | Politikë

Analisti Plator Nesturi, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mundohen përmes drejtësisë që t’i japin fund “tranzicionit kaq të gjatë 35-vjeçar” në Shqipëri.

“Përveç aspektit të mbështetjes për Reformën në Drejtësi dhe organeve të reja të drejtësisë që po bëjnë detyrën e tyre lidhur me goditjen e çështjeve të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin dhe për ta përfunduar këtë tranzicion kaq të gjatë 35-vjeçar, ku realisht janë dominuar nga dinosaurët, duke mos i dhënë mundësi të themi kontributeve të reja dhe karrierave të reja. Ky është tregues nga ana tjetër që gjithsesi ndërkombëtarët janë të vëmendshëm për të mbështetur njerëz me integritet, njerëz të rinj për të dhënë kontributin e tyre në të ardhmen, politikën shqiptare dhe pse jo dhe më gjerë akoma. Kështu që, këtë e kanë bërë edhe më përpara, e kanë bërë edhe me figura të ndryshme, por që gjithsesi duhet thënë që kanë krijuar mbështetje gjithmonë, kanë pasur figura të cilët kanë mbajtur, jo gjithmonë kanë arritur në krye. Kjo është një çështje tjetër. Kanë pasur suportin patjetër të faktorit ndërkombëtar. Mendoj se edhe në zhvillime të pritshme që mund të kemi, ky mund të jetë një element i shtuar edhe për jetën parlamentare dhe për kontributet politike për të reformuar partitë brenda tyre sepse janë ende në frigorifer”, tha Nesturi.

“Unë mendoj se janë parë parametrat të cilët i vlejnë pikërisht këtyre kontributeve në kushte të reja. Kam dëgjuar opinionistë të ndryshëm që thonë se është larguar SHBA nga Ballkani apo nga Shqipëria dhe ky është një tregues që është komplet e kundërta dhe që mbështetja e ndërkombëtarëve dhe Shteteve të Bashkuara në veçanti nuk është vetëm për çështjen e Reformës në Drejtësi, por janë të vëmendshëm për të gjitha zhvillimet politike që po zhvillohen dhe që janë në zhvillim e sipër në Shqipëri dhe që në një farë mënyre stimulojnë pikërisht idetë e reja, kontributet e reja dhe angazhimet e reja pikërisht të atyre politikanëve, qofshin këta të rinj apo me kontribute sado të kenë, të cilët janë më afër realitetit dhe më afër pikërisht qytetarëve”, shtoi Nesturi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos