Dita e pavarësisë, Rama dhe Kurti nderojnë bashkë flamurin në Vlorë

Nga Gazment Janku
28 Nëntor 2024, 15:06 | Politikë

Dita e pavarësisë së Shqipërisë bën bashkë në nderimin e flamurit kombëtar kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës. Mes vizitorëve që shkuan në Vlorë në ditën e pavarësisë kishte ardhur nga Italia edhe stërnipi i kryeministrit të parë të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit.

Si çdo vit Vlora, qyteti ku plaku i urtë Ismail Qemali ngriti flamurin e pavarësisë së vendit, hap siparin e aktiviteteve dhe festimeve për ditën e pavarësisë së shtetit shqiptar.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryebashkiaku me prefektin e Vlorës pas ngritjes të flamurit kombëtar vendosën kurora në varrin monumental të Ismail Qemalit. Pas ceremonisë krerët e shtetit dhanë urimet e tyre.

Mes të ardhurve për festën e flamurit ishte edhe stërnipi i kryeministrit të parë të shtetit shiqiptar Ismail Qemalit.

Ndërsa qytetarët të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që kishin ardhur në Vlorë kanë uruar për një politike dhe popull të bashkuar shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos