Si pritet të ndahet ‘torta’ e buxhetit? Gazetarja: Ja kur do e marrin pensionistët bonusin e dhjetorit

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2024, 08:41 | Politikë

Gazetarja Marinela Lina është shprehur se institucionet që kanë kërkuar më shumë para nga buxheti i shtetit për vitin 2025 dhe që pritet të marrin më shumë, janë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, më pas institucionet e drejtësisë si KLGJ, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë dhe SPAK.

Komentet Lina i bëri në emisionin 'Dita Jonë' në A2 CNN, ku tha gjithashtu se edhe Kuvendi ka kërkuar më shumë para për vitin 2025, kryesisht me pretendimin për rritjen e shpenzimeve për dieta të deputetëve me rritjen e çmimeve.

Lina foli edhe për pensionistët, për të cilët tha se do e marrin bonusin e dhjetorit brenda javës së dytë të muajit që vjen. Ajo shtoi se bonusi i pranverës para zgjedhjeve për pensionistët, pritet të jetë edhe më i lartë se ky i dhjetorit.

“KQZ merr pjesën më të madhe të parave të buxhetit 2025 nga institucionet. Kemi nga institucionet e drejtësisë KLGJ, Inpektoriatin e Lartë të Drejtësisë, SPAK që kërkon 200 milionë lekë për rikonstruksionin e godinës dhe për shpenzime personeli. Kemi edhe Kuvendin që kërkon rritjen e shpenzimeve për djetat e deputetëve, për shkak të rritjes së çmimeve.

Bonusi i pensioneve do të merret brenda javës së dytë të dhjetorit. Mund të themi se këta pensionistë, pra rreth 724 mijë pensionistë, do të kenë mundësi t’i mbajnë pak më shumë ato para.

Do i marrin në javën e dytë dhe do të kenë mundësi t’i shpenzojnë pikërisht në fund të dhjetorit për festat. Sepse thuhej që ‘i morën që javën e parë, tani s’kemi më për në fund të dhjetorit’. Një pjesë e pensionistëve janë me qira. Ato ikin vetëm për ilaçe. Në aktet normative u tha se ky bonus do të jetë edhe më i lartë në pranverë, përpara zgjedhjeve”, tha Lina. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos