All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Dita e Përkujtimit të Holokaustit, mesazhi i Begajt: Të kundërshtojmë urrejtjen e diskriminimin

Nga A2 CNN
27 Janar 2024, 10:35 | Politikë
All - Paragraf - 1

Dita e Përkujtimit të Holokaustit, mesazhi i Begajt: Të

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar sot në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit përcjell mesazhin e reflektimit për “miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën në një prej periudhave më të errëta të njerëzimit”. 

All - Paragraf - 3

Ai ndjehet krenar për vlerat e popullit shqiptar, i cili kurrë nuk bëri kompromis në mbrojtjen e kauzës së humanizmit dhe apelon për të kundërshtuar urrejtjen dhe diskriminimin në dëm të njerëzimit.

“Krenar për vlerat e popullit shqiptar, i cili kurrë nuk bëri kompromis as edhe me jetën e tij në mbrojtjen e kauzës së humanizmit. Le të na shërbejnë historitë e tyre që të kundërshtojmë me vendosmëri urrejtjen, diskriminimin dhe çdo padrejtësi tjetër në dëm të njerëzimit”, shkruan Begaj.

  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos