Djegia e karrigeve të Kuvendit, deputetëve të PD do t’u mbahen lekët nga rroga me dy këste nëse nuk paguajnë deri më 20 nëntor

Nga A2 CNN
16 Tetor 2024, 09:19 | Politikë

Djegia e karrigeve të Kuvendit, deputetëve të PD do t’u

Kuvendi i Shqipërisë ka urdhëruar deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Elda Hoti dhe Bledion Nallbati, që të paguajnë dëmshpërblimin financiar për djegien e karrigeve të sallës së Parlamentit, shkruan A2 CNN.

Noka dhe Nallbati janë urdhëruar të paguajnë nga 187 455 lekë secili, Elda Hoti 180 837 lekë, ndërsa Gazment Bardhi do të paguajë më shumë nga të gjithë, 209 175 lekë.

Sipas urdhrit të Kuvendit, deputetët kanë afat deri më 20 nëntor për të bërë pagesën, në të kundërt shuma do t’u mbahet nga rroga mujore, në dy këste.

Deputetët e Partisë Demokratike dogjën karriget e Kuvendit më 30 shtator, në shenjë proteste pas dënimit me burg nga Gjykata e Apelit të kolegut të tyre, Ervin Salianji. Një javë më pas, opozita organizoi edhe një protestë kombëtare në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos