Raporti i Parlamentit Evropian i miratuar dy ditë më parë mbërriti edhe në Kuvend. Demokratët kur ende nuk kishte nisur seanca kërkuan ndryshimin e rendit të ditës për të debatuar lidhur me vendimmarrjen e komisionit të jashtë të PE.
Prezantimi i bërë nga Gazment Bardhi, u hodh poshtë nga Taulant Balla i cili kërkoi mirëkuptimin e tyre që debati të bëhet javën e ardhshme, kur edhe të ketë kaluar të gjitha hallkat në Parlamentin Evropian.
Fjala e Ballës u kthye në vepër, ku kartonët e socialistëve u ngritën kundër kërkesës së opozitës.
Me rrëzimin e kërkesës u rikthye edhe paqja në Kuvend, por vetëm për pak kohë. Qetësia u thye kur në sallë mbërriti Sali Berisha. Kryetari i Partisë Demokratike nga foltorja e Kuvendit riktheu debatin për raportin e PE, ku njësoj si Gazment Bardhit, përgjigjen e mori nga Balla.
Seanca e kësaj të enjte prodhoi edhe debate për shkak të refuzimit të interpleancave nga shumica, ku më kryesorja duhej të ishte ajo me kryeministrin Edi Rama.
Por nuk janë vetëm demokratët të penalizuar nga mungesa e interpelancave në Kuvend. Edhe deputeti socialist Erion Braçe, duket se nuk po merr asnjë përgjigje nga ministrat që ka thirrur. (A2 Televizion)