"Do ketë pentito"- Gupi zbulon ç'do ndodhë me politikën pas luftës që SPAK ka shpallur: Do mbrojnë paratë

Nga A2 CNN
29 Janar 2026, 23:01 | Politikë

Avokati Marsid Gupi, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se “nëse zoti Braho bën atë që ka paralajmëruar, gjatë udhëheqjes së tij në SPAK nuk do të shikojmë vetëm ndëshkime penale të standardit Dumani, por do të shohim edhe “pentito” që do flasin”.

“Në dijeninë time, po shtyhet ideja për sekuestrim pasurish. “Stuhia” e SPAK-ut kësaj radhe nuk do të jetë vetëm ndëshkimi penal. E dini pse nuk ka “pentito”? Sepse çdo njeri që konsumon një vepër penale, ka qëndrimin psikologjik ndaj veprës penale që përfshin edhe fazën nëse kapesh. Dhe çdo njeri negocion: ose lirinë, ose paratë. Ka njerëz që janë të gatshëm të paguajnë shifra marramendëse vetëm që të mos bëjnë burg, ka dhe njerëz që pranojnë burgun për përfitime të majme. Në situatën aktuale, te ne e kanë pasur mundësinë e kësaj zgjedhjeje, por nëse bëjnë edhe burg, edhe i digjen paratë, përveç të penduarve, do të ketë edhe deklarues publikë”, tha Gupi.

“Nëse zoti Braho bën atë që ka paralajmëruar, gjatë udhëheqjes së tij në SPAK nuk do të shikojmë vetëm ndëshkime penale të standardit Dumani, por do të shohim edhe “pentito” që do flasin”, shtoi avokati.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos