“Do ta ribëjmë reformën në drejtësi”, Gjin Gjoni: Njerëzit duan që të ikë Rama sa më parë

Nga A2 CNN
12 Prill 2025, 21:36 | Politikë

“Do ta ribëjmë reformën në drejtësi”, Gjin

Kandidati për deputet i opozitës, Gjin Gjoni deklaroi se “Off the Record” me Andrea Dangllin se kur të marrë drejtimin e vendit qeveria e re e drejtuar nga aleanca AMSH do ta ribëjë reformën në drejtësi me partnerë të tjerë ndërkombëtare, pasi ajo është realizuar nga Soros.

“Reformën në drejtësi nuk e bëri PS, por 140 deputetët. Ligjet që kaluan më vonë sollën dhe pasojat që po përjetojmë. Reforma në drejtësi nuk është vetëm SPAK. PD do punojë me institucionet ndërkombëtare për të vënë në vend drejtësinë dhe për të shkuar drejt një drejtësie të pavarur. Reforma u bë nga Soros, ne do e bëjmë nga Opdat. Sot drejtësia është e kapur. Sot kemi 100 mijë dosje të bllokuara. E gjithë reforma në drejtësi do të bëhet pas një site të legjislacioni. Do ta ribëjmë. Nuk bëhet ajo pa ndryshimet kushtetuese”, tha kandidati i opozitës në qarkun e Lezhës, në Off the Record me Andrea Dangllin.

Në lidhje me fushatën elektorale, Gjoni u shpreh se opozita ka një program të qartë, teksa Rama ka dështuar në qeverisje dhe ka gjysmën e ministrave në burg për korrupsion.

“Unë them që me të vërtetë PD prezantoi hapjen e fushatës. Në themel të dy programeve ka ndryshim rrënjësor. E panatyrshme që pas 12 vjetësh PS nuk ka një program. Ajo ka qenë një dështim total në qeverisjen e vendit. Gjysma e qeverisë është në burg për shkak të korrupsionit. PS sot flet vetëm për pasaportë, që nuk realizohet tani por pas 2 mandatesh. Ne ofrojmë programin më të mirë në 35 vite. Njerëzit duan që qeveria Rama të ikë një orë e më parë. Programi ynë ngjall shpresë. Programi ynë i jep prioritet individit. Nuk do ketë pension nën 200 mijë lekë”, tha Gjin Gjoni në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos