“Beci tha se PS do marrë 5 mandate në Shkodër”, Boçi: Të zgjidhë njëherë problemet me drejtësinë

Nga A2 CNN
12 Prill 2025, 20:18 | Politikë

“Beci tha se PS do marrë 5 mandate në Shkodër”,

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht drejtuesi politik i demokratëve në qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi reagoi pas parashikimi të rivalit të tij në këto zgjedhje Benet Beci se PS do të marrë 5 mandate më 11 maj.

Sipas Boçit, Benet Beci duhet të zgjidhë problemet që ka me drejtësinë dhe të ushtrojë detyrën për të cilën e kanë zgjedhur qytetarët e Shkodrës.

“Beneti ka disa probleme të cilat ndoshta nuk do të jenë pjesë e kësaj bisede. Beneti e ka problemin me impostimin. U zgjodh të jetë kryebashkiak dhe jo drejtues politik. Ai duhet të zgjidhë cështjet me drejtësinë. Ka njerëz që iu kanë sekuestruar telefonin. Ka akuza për korrupsion.  Këto janë ëndrra që Beneti i sheh”, tha Boçi.

Më tej, nënkryetari i PD u shpreh se Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të marrë 6 mandate në qarkun e Shkodrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos