Një nga pyetjet kryesore të kësaj fushate ka qenë dhe fatura se sa i ka kushtuar Partisë Demokratike, strategjia e drejtuesit amerikan të fushatës Chris LaCivita, duke qenë se mazhoranca ka akuzuar opozitën për shuma të mëdha.
I ftuar në “Off the Record” me Andrea Dangllin, nënkryetari i PD, Luçiano Boçi nuk ka pranuar të përgjigjet drejtpërdrejt duke thënë se sipas ligjit gjithçka do të bëhet transparente sipas afateve që parashikon ligji.
“Ka disa hapa për të bërë transparencën. 60 ditë pas zgjedhjeve bëhen raportime.
Respektoni ligjet për transparencën. Jo se ju teket juve, e bërë sille letrën.
Nëse vdisni për transparencë trokisni në dyert e qeverisë.
60 ditë pas 11 majit, partitë janë të detyruara të dorëzojnë raportin financiar te KQZ që e bën publike.
Në momentin që raporti shkon në KQZ, do e shpallë ajo, shkoni dhe merreni.
Ku i gjen paratë Rama që bën show, për të vjedhur, për qejfet, për Kopshtin e Edenit, verën 33 mijë euro?”, tha Boçi në “Off the Record” me Andrea Dangllin. (A2 Televizion)