"Do të të zërë vendin Sara", Noka dhe Spiropali debatojnë në Kuvend

Nga A2 CNN
16 Qershor 2025, 13:43 | Politikë

"Do të të zërë vendin Sara", Noka dhe Spiropali

Flamur Noka, gjatë seancës plenare të ditës së hënë, iu drejtua kryeparlamentares Elisa Spiropali duke i thënë se Parlamenti nuk mund të trajtohet si dyqan nga mazhoranca, “që e hapni dhe e mbyllni kur të doni”.

“Sovrani na ka zgjedhur për ta përfaqësuar në Parlament. Nuk është çështje humoresh, kur dëshiron e mbyll seancën folësja dhe kur dëshiron e hap po ajo, e ne t’i themi falemnderit. Turet tuaja turistike për selfie nuk mund ta bllokojnë kurrë agjendën e Parlamentit. Ka edhe dy nënkryetarë Parlamenti që mund ta drejtojnë. E keni kthyer Parlamentin në noter të çdo akti që vjen nga “Sulltani”. Nuk e keni dyqanin tuaj që e hapni dhe e mbyllni kur të doni”, tha Noka, shkruan A2.

Më tej, Flamur Noka shtoi: “Prandaj, për aq kohë sa je aty, sepse në vjeshtë do vijë Sara të të zërë vendin, përpiqu të ruash dinjitetin e institucionit që përfaqëson”.

Përgjigjja e Spiropalit ishte e tillë: “Ne nuk shkojmë për foto, por për të përfaqësuar Shqipërinë, atë që ju e nxini ku të mundni në ato hapësirat e vogla që ju kanë mbetur. Do të ketë padiskutim seanca plenare sa herë që të ketë ligje që kanë kaluar në komisionet parlamentare. Ato projektligje që kanë lidhje me integrimin, por edhe të tjera, të kalojnë në komisione dhe seancë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos