“Do t’i padisim”, Berisha: Kriminelët me uniformë përdorën mjetet më të ndaluara dhe antiligjore ndaj protestuesve

Nga A2 CNN
20 Prill 2026, 10:55 | Politikë

“Do t’i padisim”, Berisha: Kriminelët me uniformë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi pas daljes nga SPAK se “kriminelët me uniformë përdorën në protestën e fundit mjetet më të ndaluara dhe antiligjore ndaj protestuesve guximtarë”.

“Ne do t’i padisim sepse kanë përdorur verbuesin e ariut dhe tani del se ajo lëndë që përdoret aty, përdoret edhe ndaj njerëzve, por me përqendrim 10-fish. Te njerëzit mund të shkaktojë ndalim total të frymëmarrjes ose të zemrës. Ka patur edhe okside metalesh shumë të rrezikshme”, deklaroi Berisha, shkruan A2.

“Protestat do të vijojnë. Do të jenë edhe më të fuqishme”, shtoi kreu demokrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos