“Do t’i shaj…”, Qafoku debat në studio me Kokën: Pse nuk thua që PD duhet të jetë më demokratike?!

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2026, 21:45 | Politikë

Gazetarët Roland Qafoku dhe Bledian Koka kanë debatuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli lidhur me opozitën.

Duke iu drejtuar Kokës, Qafoku i kërkon të pranojë se PD-ja duhet të jetë një parti më demokratike. Ndërsa gazetari Koka  tha se asnjëherë s’i ka bërë gjyqin opozitës, por mazhorancës.

Sipas Kokës situata në Shqipëri është më e keqe se në Venezuelë dhe qeveria teknike është e nevojshme, ndërsa Qafoku mendon që opozita duhet të ngrejë popullin.

Pjesë nga debati

Qafoku: Opozita duhet ta ngrejë të gjithë popullin

Koka: Jo, sepse ashtu ishte edhe Venezuela

Qafoku: Çfarë lidhje kemi ne me Venezuelën?!

Koka: Jemi më keq se sa Venezuela. Si e shikoj zgjidhjen? E para qeveria teknike është “sine qua non”, është e nevojshme.

Qafoku: Nuk është fare në diskutim qeveria teknike. Si nuk thua ti që një Parti Demokratike...

Koka: Jo nuk e them dot.

Qafoku: Mund të bëj një pyetje demokratike për PD-në?

Koka: Nuk e them dot sepse edhe kur ishte PS në opozitë s’ia kam bërë gjyqin opozitës, ia kam bërë  gjithmonë mazhorancës.

Qafoku: Zgjedhjet i fiton mazhoranca sepse opozita është e papërgatitur. Si nuk thua njëherë që PD duhet të jetë më demokratike?!

Koka: Ta thashë që PD nuk gëlon nga demokracia dhe as nga alternativa. Çfarë do ti të them?! Do t’i shaj me...?! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos