“Territorialja”, Ambasadori i BE pas takimit me Maznikun e Boçin: Duhet reformë gjithëpërfshirëse dhe konsensus i gjerë

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2026, 17:56 | Politikë

“Territorialja”, Ambasadori i BE pas takimit me Maznikun e

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, e ka konsideruar si konstruktiv takimin e zhvilluar sot me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale dhe Administrative, Arbjan Maznikun dhe Luçiano Boçin, raporton A2CNN. 

Në një reagim në rrjetet sociale Gonzato thekson rëndësinë e një reforme gjithëpërfshirëse dhe plotësisht transparente, si dhe arritjen e një konsensusi të gjerë.

Takim konstruktiv sot me bashkëkryetarët Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale dhe Administrative në Kuvendin e Shqipërisë. Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, theksoi rëndësinë e një reforme gjithëpërfshirëse dhe plotësisht transparente, të ndërtuar mbi të dhëna të sakta dhe konsensus të gjerë. Shpejtësia e reformave nuk mund të vijë në kurriz të cilësisë dhe rritja e efikasitetit nuk mund të vijë në kurriz të demokracisë vendore. Njëkohësisht, është e rëndësishme që funksionet të shoqërohen me financim të mjaftueshëm, në mënyrë që autoritetet vendore të kenë autonomi reale në vendimmarrje, të mbështetur nga kapacitetet e nevojshme. Mbetet thelbësore që reforma të sjellë shërbime më të mira për qytetarët dhe të jetë në përputhje me standardet evropiane”, thuhet në reagim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos