Lisandër Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, shpjegoi në "Off the Record" nga Andrea Danglli, në A2CNN, dokumentin për “desorosifikimin” e partisë.
“Partia Demokratike ka vendosur të pranojë në parim atë çka i është propozuar nga një grup demokratësh, të cilët kërkojnë “desorosifikimin” e PD-së dhe integritetin e figurave drejtuese”, tha fillimisht Hoxha.
Sipas tij, “është ngritur grupi i punës që do të merret me integrimin e këtyre parimeve në rregulloren e Etikës”.
“Aty sanksionohet kush ka marrë një bursë nga Soros, por që nga viti 1994 nuk ka ngelur organizatë pa hyrë në Shqipëri dhe njerëzit për t’i siguruar një shkollë fëmijës në ato vite, sigurisht që mund të kenë marrë edhe bursa të kësaj natyre. Kjo nuk i bën ata domosdoshmërisht njerëz të Sorosit. Pra, duhen prova shtesë që ka patur suportin e organizatës përmes financimeve dhe formave të tjera të bashkëpunimit”, tha Lisandër Hoxha.
Ai shtoi se edhe në Bullgari e Sllovaki ka ndodhur kjo gjë. (A2 Televizion)