"Në Këshillin Kombëtar është e njëjta fotografi"- Dedaj: Kanë ndryshuar vetëm 2 kryetarët

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2025, 22:18 | Politikë

Gazetari Reldar Dedaj, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, theksoi se Partia Demokratike duhet të ndryshojë urgjentisht disa pozicione në kupolën e saj drejtuese.

"Që kur kam qenë unë anëtar i Këshillit Kombëtar, dhe tani që nuk jam, është e njëjta fotografi aty. Nuk ka lëvizur. Janë të njëjtët, vetëm kanë ndryshuar dy kryetarët", tha Dedaj.

“Partia Demokratike e ka urgjente të ndryshojë disa pozicione sepse politika është perceptim. Ata mund të jenë shumë të ndershëm e shumë të zotë, por perceptimi publik nuk i pranon disa njerëz. Nuk mund të fshihen pas hijes së Sali Berishës”, tha Dedaj.

“Po flas për të gjithë kupolën drejtuese të PD-së. Unë mendova se sot Sali Berisha do të kërkonte dorëheqjen e strukturës drejtuese të Partisë Demokratike. Nuk po na e godet Sorosi linjën e djathtë, por po e godasin deputetët pa linjë orientimi. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi dhe akti i parë i përgjegjësisë është dorëheqja. Perceptimi i demokratëve është se duhet ndryshim”, shtoi gazetari Dedaj.

Sipas tij, “duhet ndërtuar një forcë politike që ka besueshmëri dhe integritet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos