Dosja "Babale", avokati ishte sëmurë, shtyhet sërish seanca në Apel për Ervin Salianjin

Nga Armand Bajrami
12 Qershor 2024, 11:24 | Politikë

Gjykata e Posaçme e Apelit nuk mundi të zhvillojë normalisht seancën e radhës ndaj deputetit demokrat, Ervin Salianji.

Shkak i shtyrjes u bë mungesa e avokatit të Salianjit, Ledio Braho, për arsye shëndetësore. Në sallë nuk ishte i pranishëm as deputeti Salianji. Avokati i Geron Xhafës, Ardian Visha, si palë e dëmtuar në proces, e vlerësoi si të qëllimshme mungesën e avokatit.

"Kjo duket edhe me mungesën e shpurës, që i pandehuri ka me vete", tha avokati Visha, referuar faktit që në seancat e tjera bashkë me Salianjin kanë qenë të pranishëm edhe deputetë të tjerë.

Në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm, Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg, dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor 2019 për akuzën e "kallëzimit të rremë".

Seanca e radhës për Salianjin, do të mbahet më 28 qershor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos