“Drejtësi me regji”, Këlliçi: SPAK asnjë masë ndaj Veliajt, lihet i lirë që të manipulojë provat

Nga A2 CNN
8 Janar 2025, 15:15 | Politikë

“Drejtësi me regji”, Këlliçi: SPAK asnjë

Hetimi pa asnjë masë sigurie për katër vepra penale i kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për Partinë Demokratike është provë se drejtësia është me regji. Anëtari i kryesisë Belind Këlliçi, pohoi se Veliaj po lihet i lirë për të manipuluar provat.

“Ditët e fundit të vitit 2024, Prokuroria e Posaçme për Luftën Kundër Krimit dhe Korrupsionit, njoftoi zyrtarisht se kishte nën hetim kreun e 5D dhe pronarin faktik të inceneratorit Tiranë, Erion Veliajn. Prej pothuaj 2 vitesh, kam depozituar disa kallëzime të shoqëruara me mijëra faqe dokumente autentike dhe prova të pakontestueshme, të cilat faktojnë korrupsionin e Erion Veliajt me tenderat në Bashkinë Tiranë, inceneratorin fantazmë të Tiranës dhe kompaninë famoze 5D, të 5 drejtorëve të bashkisë.

Kolegët e Erionit në SPAK, njoftojnë qytetarët shqiptarë se kanë dalë tashmë në konkluzion se kreu i 5D, Erion Veliaj, ka kryer 4 vepra penale, por kolegët e tij sigurisht nuk marrin masë ndaj Veliajt, por e lënë atë të lirë në mënyrë që të shkatërrojë dhe manipulojë provat, e mbi të gjitha po i lënë kohë të mjaftueshme që ai të sigurojë azilin politik, me justifikim se Nesti Rama po e linçon, për shkak se ky ishte pasardhësi i dizenjuar i liderit global dhe mikut të ngushtë të Charles McGonigal, Edi Rama. Kjo është prova e radhës që i fakton shqiptarëve që kjo është një drejtësi me regji”, tha Këlliçi.

Te premten rikthehet protesta te Bashkia e Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos