“Ulim çmimin e energjisë, ndërsa në Europë rritet”, Rama: Vendimi, pjesë e planit për të kthyer Shqipërinë në eksportuese brenda mandatit të katërt

Nga A2 CNN
8 Janar 2025, 12:15 | Politikë

Menjëherë pas vendimit të ERE për të ulur me 1 lekë çmimin e energjisë për personat që shpenzojnë më pak se 700 kë në muaj, ka ardhur dhe reagimi i kreut të qeverisë Edi Rama.

Në një komunikim me mediat, kryeministri Rama u shpreh se ulja e çmimit të energjisë vjen si pasojë e reformave të ndërmarra dhe rritjes ekonomike që ka parë vendi në vitet e fundit.

“Ulja e çmimit të energjisë në kohët e sotme është në kundërtendencë më rajonin dhe kontinentin ku jetojmë ku energjia është rritur dhe kërcënohet nga rritje të tjera. Natyrisht që kjo masë është e mirëmenduar, e diskutuar me ekspertë brenda dhe jashtë, e bazuar në planin tonë për sovranitet energjetik dhe kthimin e Shqipërisë në një eksportues të energjisë brenda mandatit të katërt dhe sigurisht duke parë parimin për të ndarë me qytetarët frytet e reformave të dhimbshme dhe të një rritje ekonomike që në 2025 e parashikojmë të jetë 4%”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos