Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se drejtësia në vendin tonë “është në kolaps”.
“Reforma në Drejtësi ka dështuar. Ne e kemi dëmtuar në mënyrë të pariparueshme sistemin tonë të drejtësisë. E kemi çuar stokun 180 mijë dosje, e kemi në kolaps sistemin", tha Hoxha.
Sipas tij, po merremi vetëm me SPAK-un, që në fakt heton vetëm 0,3% të dosjeve.
"Merremi vetëm me SPAK-un, kemi vendosur 20 kamera te dera e SPAK-ut dhe shohim kush hyn e kush del. SPAK-u sot heton 0,3% të dosjeve. Pjesa tjetër e shqiptarëve ngrohen në diell. Imagjino, gjyqi për shpifje i Ramës me Bashën deshi 7 vite kohë, kjo është reforma”, theksoi më tej Hoxha.
“Këtë nuk ia thonë asnjë ndërkombëtari, asnjë ambasadori. Në këtë vend nuk ka më drejtësi”, shtoi gazetari Artan Hoxha. (A2 Televizion)