SPAK kërkon heqjen e imunitetit, Berisha: Rama do e mbrojë Ballukun, të protestojmë në 22 dhjetor

Nga Anesti Barjamemaj
16 Dhjetor 2025, 18:41 | Politikë

Reagimin e Kryeministrit Edi Rama lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, Sali Berisha e lexon si marrje në mbrojtje për numrin dy të qeverisë.

Në një postim në mediat sociale, kryetari i Partisë Demokratike thotë se Rama do të mbrojë Ballukun me çdo çmim dhe e akuzon se është i përfshirë në dosjet e numrit dy të qeverisë, shkruan A2.

“Rama do të përdorë si mburojë fustanin e Lubisë! Në reagim të kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunutetit dhe arrestimin e Lubisë, Rama nëpër rrjeshta shpall se ai do mbrojë Lubinë me çdo çmim sepse mbron veten e tij. 50 milionë euro i kanë ndarë bashkë. Reagimi i tij në X mund të mblidhet me dy fjalë: Jetën e japim Lubinë nuk e japim. Imagjinoni kur t’i komunikojnë akuzën vetë atij?”, tha kreu demokrat.

Për Berishën kjo është një arsye më shumë që duhet protestuar, ndaj kërkon mbështetjen e qytetarëve për protestën e 22 Dhjetorit: “Qytetarë është ora juaj! Populli do të thotë fjalën e tij me 22 Dhjetor!”

Pas kërkesës së SPAK ka reaguar edhe Tedi Blushi, i cili në emër të Partisë së Lirisë kërkon mbledhjen e Këshillit për Imunitetin dhe Mandatet dhe kërkon që Kuvendi të mos bëhet mburojë për Ballukun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos