Imuniteti i Belinda Ballukut, nga kërkesa e SPAK te votimi. Hapat qe ndjek Kuvendi

Nga Ervin Koçi
16 Dhjetor 2025, 18:46 | Politikë

Mandati i deputetes i jep imunitet Belinda Ballukut dhe kërkesa e SPAK ka aktivizuar një mekanizëm procedural ku brenda këtij viti, pritet që Kuvendi të shprehet nëse do të jap autorizimin apo jo për kufizimin e lirisë ndaj zëvendëskryeministres. 

Qenia deputete e Kuvendit të Shqipërisë i jep Belinda Ballukut një mbrojtje procedurale për rastet e masave të sigurisë. Kushtetuta në nenin 73 parashikon se për çdo rast kur ndaj një deputetit kërkohen masa shtrënguese të heqjes së lirisë, Kuvendi duhet të jap autorizim me votë.

Pas mbërritjes së kërkesës në Kuvend, për Niko Peleshin nis një procedurë e posaçme pune e cila parashikon se Kryetari i Kuvendit thërret menjëherë Këshillin e Mandateve dhe i paraqet dokumentet e përcjella nga Prokurori dhe i kërkon anëtarëve të shqyrtojë çështjen. Më pas, brenda 48 orëve nga data e vënies në dijeni, duhet të zhvillohet edhe mbledhja ku Belinda Balluku ka të drejtë të dëgjohet përpara deputetëve, shkruan A2.

Një kërkesë e tillë nga SPAK nuk do të thotë aprovim apriori nga ana e deputetëve në seancë plenare. Rregullorja i njeh të drejtën parlamentarëve që të votojnë pro ose kundër kërkesës së paraqitur nga ana e Prokurorisë së Posaçme ku në rast kartonësh të kuq, duart e SPAK për një masë sigurie të heqjes së lirisë, lidhen nga politika.

Kuvendi vendos me votim të hapur për dhënien ose mosdhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdolloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës ndaj deputetit.

Socialistët e kanë treguar me fakte në të shkuarën se vendimet e drejtësisë edhe nuk i zbatojnë, sidomos kur cenohen personat brenda radhëve, siç bënë tre herë me Olta Xhaçkën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos