“Kanë shpikur edhe prefektë detarë!”, Krasniqi zbardh nismën e re të PS: S’është dëgjuar në asnjë vend tjetër!

Nga A2 CNN
9 Prill 2026, 21:29 | Politikë

Politologu Afrim Krasniqi, në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, komentoi nismën e re të Partisë Socialiste për krijimin e prefektëve detarë.

Ai theksoi se ky është një eksperiment i paprecedentë në asnjë vend tjetër të Europës. Krasniqi ngriti pyetjen efektivitetin dhe funksionin e këtij institucioni të ri në strukturën administrative të vendit.

Tani është shpikur edhe prefekti detar, nëse e keni dëgjuar: dy prefektë detarë, një që kontrollon nga Velipoja në Kavajë, dhe tjetri deri në Jug, gjithë bregun e Jugut. Në të gjitha teoritë politike nuk e gjen një eksperiment të tillë. Në historinë e Europës nuk ka ndodhur ndonjëherë. Ne kemi pasur përfaqësues ekzekutivë në raste të jashtëzakonshme, për ngjarje të jashtëzakonshme, apo territor të jashtëzakonshëm. Kur të mbarojnë me detin, do t’u rikthehen maleve,” tha Krasniqi.

Ti ke në Parlament Reformën Zgjedhore, ligjin për perfektin, organizimin e sistemit arsimor. Ti duhet të bëje reformën territoriale, dhe më pas të ndërtoje këto të tjerat”, shtoi ai.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos