
Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë sot një pasazh nga fjala e Sekretarit të Shtetit Rubio në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Rubio theksoi në fjalën e tij se SHBA-të duan një aleancë që ngrihet me guxim drejt së ardhmes. Sipas Sekretarit të Shtetit, SHBA-të dhe Europa i përkasin njëra-tjetrës.
”Ne duam një Aleancë që ngrihet me guxim drejt së ardhmes. Dhe e vetmja frikë që kemi është frika nga turpi që nuk i lëmë kombet tona më krenare, më të forta dhe më të pasura për fëmijët tanë. Një Aleancë e gatshme të mbrojë popujt tanë, të ruajë interesat tona dhe të mbrojë lirinë e veprimit që na lejon të formësojmë vetë fatin tonë.” - Sekretari i Shtetit në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
(A2 Televizion)