Endrit Shabani zgjidhet President i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2026, 12:40 | Politikë

Endrit Shabani zgjidhet President i Organizatës së Avokatëve

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, është zgjedhur me unanimitet President i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut (AOM), një rrjet ndërkontinental që monitoron mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ky rrjet bashkon mbi 30 institucione garantë të të drejtave të njeriut nga Europa, Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme, duke përfshirë vende si Franca, Spanja, Greqia, Maroku, Egjipti, Izraeli dhe Jordania. AOM synon forcimin e standardeve të qeverisjes dhe sundimit të ligjit në rajonin e Mesdheut.

Shabani deklaroi se si president i AOM do të koordinojë përpjekjet për të forcuar pavarësinë e institucioneve të Avokatit të Popullit dhe për të garantuar respektimin e të drejtave të qytetarëve përballë pushtetit ekzekutiv.

Ai shtoi se ky rol vendos Zyrën e Avokatit të Popullit të Shqipërisë si një aktor kyç në diplomacinë institucionale, duke i dhënë Tiranës një rol drejtues në hartimin e agjendave rajonale për drejtësinë administrative dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos