Largimi i Agaçit dhe Bizhgës, Berisha: Ikën si minjtë kur mbytet anija, por ligji do jetë i pamëshirshëm

Nga Arestina Skënderi
14 Shkurt 2026, 17:43 | Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi për herë të parë pas largimit të Engjëll Agaçi nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë. Në bashkëbisedimi online me qytetarët, Berisha akuzoi Agaçin se është pjesë e mafies më të rrezikshme të Ballkanit, teksa komentoi edhe largimin e shefes së kabinetit, Vali Bizhga.

Një nga qytetarët e pyeti Berishën nëse në protestën e 20 shkurtit Partia Demokratike do të vendosë të mos largohet nga sheshi deri në rrëzimin e qeverisë Rama. Berisha ia la në dorë qytetarëve, por theksoi se PD është e gatshme kurdoherë.

Disa prej qytetarëve njëzëri kishin një pyetje të përbashkët sa i takon kalimit të disa zyrtarëve apo përfaqësuesve të PD-së për të marrë poste në Partinë Socialiste përkrah Ramës. Berisha nuk u kursye në përgjigje, duke i cilësuar këto persona si të keqpërdorur në ekstrem nga Rama.

Nuk bëhet fjalë këtu për Bashën dhe pasaardhësin e tij Salianji. Për këta nuk mund të bëhet fjalë se, këta janë fatkëqinj. Njerëz të përdorur në shkallë ekstreme nga Edi Rama. Mund të thuash janë deshër të errësirës.

E patë se çfarë bëri Dash Sula. Këta janë një lloj Dash Sule me petkun e demokratit. Berisha iu rikthye edhe njëherë incidentit të protestës së shkuar të PD-së, ku deklaroi se kameramani i medias që mbeti i lënduar në protestë vetëdeklaronte se “nuk më kanë gjuajtur protestuesit, më ka ardhur nga policia lënda piroteknike dhe e PD e fakto këtë”, pohoi Berisha.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos