“Ramën e refuzuan në Konferencën e Mynihut!” Berisha: Dëshmi se është në rrethin e kuq

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2026, 12:51 | Politikë

“Ramën e refuzuan në Konferencën e Mynihut!” Berisha:

Anulimi i pjesëmarrjes së kryeministrit Edi Rama në Konferencën e Sigurisë në Mynih është një dëshmi e qartë që ai ndodhet në “rrethin e kuq”. Kështu u shpreh kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale. Sipas kreut demokrat kjo konferencë vjetore është një nga më të rëndësishmet në botë për çështjet e sigurisë në Europë dhe globalisht, dhe refuzimi i Ramës tregon pamjaftueshmëri për të marrë pjesë.

“Por java pati edhe një zhvillim tjetër dramatik për organizatën kriminale me në krye Edi Ramën dhe vetë Edi Ramën. U anulua shkuarja e tij në Mynih. Mynihu është konferenca më e rëndësishme vjetore në botë që zhvillohet për sigurinë. Në Mynih diskutohen çështjet më madhore të sigurisë në Europë dhe në botë. Edi Rama nuk ishte i denjë për atë konferencë. E vërteta është se delegacionin e nisi, por vetë nuk shkoi sot, i mbeti Dashi në dorë. Dash Sulën e kam fjalën. Nuk shkoi sot. Dhe kjo ishte një mbështetje e madhe për qytetarët shqiptarë, për Shqipërinë. Kjo ishte, edhe njëherë dëshmi e një rrethi të kuq nga i cili Edi Rama nuk del dot kurrë”, u shpreh Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos