Gazetari Lavdrim Lita, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se “Partia Demokratike po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar”.
“Partitë politike, qeveria dhe opozita, njëra flet për Ballukun, imunitetin e Ballukut, AKSHI-n, aksidentet që po i ndodhin me drejtësinë, me kryebashkiakët… Partia Demokratike merret se si t'i qepi një tjetër kostum Berishws. Të dyja partitë politike i kanë aksidentuar shqiptarët, i kanë çuar në kanal, ia kanë ulur kokën. Unë mendoj që duhet t'i kthejmw sytë nga qeveria, nga keqqeverisja. Jemi në mandatin e katërt. Njerëzit nuk po çojnë dot fundin e muajit në shtëpi. Kanë qindra probleme. Kostot e jetesës janë rritur dhe ne merremi me kërthizën e Gaz Bardhit dhe të Partisë Demokratike. Vetë protestat po bëhen në kushtet e fushatës së zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike. Bëhen me qëllimin e shpalljes së kësaj emergjence, në mënyrë që të radikalizohet situata dhe askush të mos paraqesë një platformë politike për kryetarin e opozitës. Sepse çdokush që nxjerr një emër, nxjerr një platformë politike i thuhet “je tradhëtar, si po na prish ti neve protestën? Ne javën tjetër do rrëzojmë Edi Ramën”. Pra, gjendja e emergjencës që ka krijuar Berisha prej gjashtë muajsh me protesta çdo 10 ditë bëhet me qëllimin e vetëm për të përjashtuar alternativat brenda parties”, tha Lita.
“Këta po shikojnë vetëm veten e tyre. Pra, partitë politike nuk po fokusohen tek Shqipëria, tek shqiptarët. Shqiptarët po ikin, partitë politike fokusohen vetëm te vetja e tyre. Askush nuk flet për rritjen e çmimit të naftës, sa ajo ndikon tek shporta. A ia dalin këto pensionistet për ilaçet me këto pensione”, shtoi gazetari.
(A2 Televizion)