Kokalari sfidon Berishën: Çdo manipulim vote do e reflektoj në dokumentet e DASH

Nga A2 CNN
16 Mars 2026, 19:43 | Politikë

Kokalari sfidon Berishën: Çdo manipulim vote do e reflektoj në

Evi Kokalari duket se do të jetë rivalja e parë e kryetarit aktual të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Pjesëmarrjen në zgjedhjet e majit e ka njoftuar përmes një statusi në rrjetet sociale, ku shkruan:

"Sali Berisha, të lutem shto emrin tim për kandidaturë kundrejt teje në zgjedhjet e 23 majit.
Si kujtesë, emri im figuron në gjykatë si një nga themelueset e rithemelimit, që u bë shkas për marrjen e PD-së nga Lulzim Basha.
Në fakt, duhet theksuar se jam bashkëthemeluese e Rithemelimit me ty.
Çdo manipulim vote, të premtoj që do të reflektohet dhe dokumentohet në Departamentin e Shtetit Amerikan."

Zgjedhjet në Partinë Demokratike do të mbahen më 23 maj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos