“Duke përsëritur mësimet se motra e Italisë nuk të fal”, Rama ndan foton para takimit me Melonin

Nga A2 CNN
16 Prill 2026, 14:42 | Politikë

“Duke përsëritur mësimet se motra e Italisë nuk

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një fotografi nga Roma, ku ndodhet për një vizitë zyrtare dhe pritet të takohet me homologen italiane Giorgia Meloni.

Romë, duke përsëritur mësimet përpara takimit, se motra e Italisë nuk të fal me njohuritë që ka për çdo projekt”, shkruan kryemininistri Rama në rrjetet sociale, ku shfaqet duke shfletuar dokumente.

Këtë të enjte kreu i qeverisë shqiptare do të pritet në "Palazzo Chigi". 

Kryeministri Rama ndodhet në një vizitë pune në Romë dhe Barcelonë në datat 16–18 prill, në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos