E enjtja afati i fundit i regjistrimit, PD afron Kuvendin Kombëtar, vetëm Berisha kandidat

Nga A2 CNN
29 Prill 2026, 16:29 | Politikë

E enjtja afati i fundit i regjistrimit, PD afron Kuvendin Kombëtar,

Kjo e enjte është afati i fundit për të gjithë aspirantët për kandidatë për kryetarë të Partisë Demokratike që të dorëzojnë aplikimet e tyre.

Sipas vendimit të Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit është ora 12:00 i datës 30 Prill.

Ndërkohë demokratët një javë pas zgjedhjeve për kryetarin e ri do të mbledhin edhe Kuvendin Kombëtar. Sipas agjendës së bërë publike, në 30 Maj në orën 11:00, Kuvendi Kombëtar do të diskutojë mbi situatën politike në vend, sfidat e integrimit evropian.

Po ashtu pritet edhe prezantimi i ndryshimeve statutore nga grupet e punës përkatëse. Gjatë këtij Kuvendi do të zgjidhen dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos