Prodhimi i anijeve me Fincantieri, Rama: Dy anijet e para për Shqipërinë, më pas eksport për aleatët

Nga Fjorela Beleshi
29 Prill 2026, 15:19 | Politikë

Shqipëria dhe Italia do të prodhojnë anije luftarake në bazën e Pashalimanit. Kompanitë KAYO dhe Fincantieri firmosën në kryeministri marrëveshjen e bashkëpunimit për nisjen e ngritjes së infrastrukturës së nevojshme.

Sipas marrëveshjes fillimisht prodhimet e para do të jenë për flotën ushtarake të Shqipërisë dhe më pas për eksport.

Përpos modernizimit, ky projekt sipas qeverisë shqiptare do të ketë ndikim edhe në sektorë të tjerë.

Ky është investimi i dytë që prek Vlorën, pasi një ditë më parë u firmos edhe marrëveshja me SHBA dhe Greqinë për gazin e lëngshëm, qendra e cila do të jetë pikërisht në këtë zonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos