
Partia Demokratike ka vendosur thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 30 maj 2026, në orën 11:00. Në vendimin e bërë publik, është përcaktuar edhe rendi i ditës.
Vendimi për thirrjen e Kuvendit është marrë në mbështetje të Statutit të partisë dhe parashikon diskutime mbi situatën politike në vend, sfidat e integrimit evropian, si dhe çështje që lidhen me funksionimin e demokracisë dhe shtetit ligjor.
Në fokus do të jetë edhe përcaktimi i vijës së aksionit politik të PD-së, ndërsa pritet prezantimi i ndryshimeve statutore nga grupet e punës përkatëse.
Në agjendë përfshihen platforma për digjitalizimin dhe modernizimin e partisë, si dhe organizimi i strukturave të saj në diasporë.
Gjatë këtij Kuvendi do të zgjidhen dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar. (A2 Televizion)