Paketa e maleve dhe investimet strategjike, Lapaj kërkon dy referendume kombëtare, çon kërkesat në KQZ

Nga Ervin Koçi
29 Prill 2026, 15:23 | Politikë
 

Paketa e maleve dhe investimet strategjike, Lapaj kërkon dy referendume

Adriatik Lapaj iu drejtua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të iniciuar dy referendume kombëtare. Synimi final i kreu të Shqipëria Bëhet është shfuqizimi i dy nismave ligjore të qeverisë Rama, që sipas tij, cenojnë interesin kombëtar.

Që të realizohet një referendum duhen 50 mijë firma dhe me dy kërkesa të tilla, për Shqipëria Bëhet, puna vështirësohet, raporton A2 CNN.

Por realizimi i referendumeve në Shqipëri është një odise më vete. Në historinë e demokracisë shqiptarë vetëm tre kërkesa kanë rezultuar me sukses, ajo e referendumeve kushtetutës të vitit 1994, ai i vitit 98. Si edhe kërkesa për të zhvilluar një referendum kundër importit të mbetjeve në vitin 2013, për të cilën u dekretua një datë por nuk u zhvillua pasi kërkesa e komitetit nismëtar u plotësua nga kabineti Rama duke e shfuqizuar me vendim qeverie, transmeton A2 CNN.

Realizimi i referendumeve vështirësohet përshkak të ndalimeve që përcakton kuadri ligjor. Konkretisht referendumi në nivel kombëtar nuk mund të mbahet në datën zgjedhjeve, por as gjashtë muajt e fundit para mbarimit të mandatit të Kuvendit, si dhe 3 muaj pas fillimit të legjislaturës së re parlamentare. Në të gjitha rastet, çdo kërkesë për referendum të duhet të kalojë filtrin kushtetues, ku koha e nevojshme për të shqyrtuar një kërkesë, bën të afrohen periudhat e ndaluara për zhvillimin e tyre.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos