Lulzim Basha sqaroi para gazetarëve se përse e quan show aksionin e opozitës sot kundër mazhorancës që po bllokon nismat e saj. Duke i treguar historinë e shkuar të aksioneve të tij opozitare, Basha u pyet përse sot mendon ndryshe.
“Si arrihet kjo është lehtësisht e gjykueshme dhe nuk mëtoj që gjykimin tim t’ia vesh askujt. Njerëzit kanë sy në ballë dhe mendje për të menduar dhe vlerësojnë vetë ç’po ndodh. Në të gjitha rastet që përmendet ne kemi pasur objektiva të qartë politikë që kanë lindur si nevojë për të mbajtur përgjegjëse qeverinë. Cili është objektivi politik sot? Kanë deklaruar se objektivi i parë janë komisionet hetimore, por çfarë kanë arritur? Ashpërsimin, përkeqësimin e ligjit për komisionet e hetimore dhe fuqizimin e qeverisë dhe bërjen arrogante të kryeministrit.
Së dyti vonimi i reformës zgjedhore me synime që na bëjnë të besojmë se janë në sinkron me Ramën. Rama nuk e do reformën zgjedhore nuk do ndryshimin e kodit. Që në dhjetor kemi dorëzuar propozimet tona dhe Ramës i leverdis ta diskreditojë këtë proces kur nuk e bën dot vetë, ia bëjnë të tjerët”. (A2 Televizion)