“Edhe sot Bardhi nuk e ka me qejf që Berisha është kryetar, por njeh shumicën”

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2024, 21:50 | Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ishte i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, nga ku foli për gjendjen aktuale në partinë më të madhe opozitare në vend, duke u shprehur se edhe sot Gazment Bardhi është kundër që Sali Berisha të jetë kryetar i PD, por është i detyruar ta pranojë këtë.

“Një Parti Demokratike ka qenë, ka pasur përplasje debatesh, mendimesh. Në fund fare, Gazment Bardhi me deputetët e tij nuk donin që Sali Berisha të ishte kryetar i Partisë Demokratike.

Unë ua them, edhe sot, ata nuk kanë dëshirë dhe nuk e kanë me qejf atë punë, por ata janë të detyruar ta pranojnë sepse pranohet vota. Edhe unë nuk do të kisha shumë dëshirë që Gaz Bardhi të ishte kryetar i grupit parlamentar të PD-së, por shumica e deputetëve votuan dhe unë jam i detyruar, në kuptimin e mirë të fjalës, ta pranoj”, tha Baçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos