Edi Rama mbërrin në Kosovë, pritet në Presidencë nga Vjosa Osmani

Nga Ideal Gola
16 Shkurt 2026, 11:48 | Politikë

Edi Rama mbërrin në Kosovë, pritet në Presidencë nga

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbërritur në Prishtinë. Ai është pritur në Presidencë nga kryetarja e shtetit të Kosovës Vjosa Osmani, raporton A2CNN.

Po sot Rama pritet të takohet me homologun Albin Kurti, ku në orën 15:00 do të pritet me ceremoni zyrtare në godinën e qeverisë së Kosovës. 

Gjatë qëndrimit në Kosovë Rama do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.

Vizita e Edi Ramës në Prishtinë vjen një ditë para festës së Pavarësisë së Kosovës, ku nesër shënohet 18-vjetori i pavarësisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos