Edi Rama sot në Kosovë, takime me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2026, 10:32 | Politikë

Edi Rama sot në Kosovë, takime me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë sot një vizitë pune në Kosovë, raporton A2CNN. 

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Rama do të takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe më pas me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pritet që ai të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.

Më herët sot Rama mblodhi grupin parlamentar socialist ku parashtroi ndryshime ligjore kundër pezullimit nga detyra nga SPAK të zyrtarëve të zgjedhur, duke filluar nga kryeministri dhe ministrat. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos