Elis Halili jep dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2025, 17:14 | Politikë

Elis Halili jep dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të

Elis Halili ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës.

Halili mbajti edhe detyrën si kryetar bashkie i komanduar për rreth dy muaj, pasi mori postin pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, shkruan A2 CNN.

Pas zgjedhjeve të fundit, ku kryetare u zgjodh Brunilda Mersini, Elis Halili ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen ditën e sotme edhe si nënkryetar.

Kujtojmë se para dorëheqjes së Dredhës, në Bashkinë e Vlorës pati edhe një valë të madhe dorëheqjesh të drejtorëve, me kërkesë të kryeministrit Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos