
Nga festa e PS në Durrës kryeministri lajmëroi një takim me kancelarin gjerman Merz, ndërsa sulmoi opozitën me në krye Sali Berishën duke e cilësuar si mbeturinë të komunizmit.
“PS nuk është përrua, por oqean”. Nga festa e partisë në Durrës, kryeministri, njëkohësisht kryetari i PS Edi Rama e njehsoi fatin e Shqipërisë Europiane vetëm me Partinë që ai drejton.
“Nëse sot Shqipëria është më afër se kurrë BE-së, kjo arsye është forca, përkushtimi dhe puna e PS”, u shpreh Rama.
Të martën Shqipëria do të ulet në tryezë me BE në konferencën e 8 ndërqeveritare për të marrë kushtet e për “Themeloret” që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës dhe funksionimin e demokracisë.
“Do të vuloset përmbyllja e fazës hyrëse dhe haja e fazë përmbyllëse e negociatave, me synimin që negociatat të mbyllen brenda 2027”.
Edhe pse ishte mes socialisteve për të festuar 35vjetorin e Partisë, një pjesë të mirë të fjalimit ja kushtoi kundërshtarëve politikë duke i akuzuar për vendosjen e shkopinjve nën rrota në procesin e negociatave.
“Nuk duan ta shohin Shqipërinë në BE. Nëse në BE Shqipërinë e anëtarëson PS”.
Nuk e uroi për votëbesimin e tij, por e sulmoi ashpër kryetarin e PD, pa ja përmendur emrin.
“Vazhdon e mbijeton në krye të asaj që gabimisht quhet opozitë një mbeturinë e komunizmit”.
Duke sjellë në vëmendje flamurin e Gjermanisë në protestat e PD kur sulmohej selia e qeverisë, Edi Rama lajmëroi një takim me kancelarin gjerman Merz.
“Pas disa ditësh do t’ju çoj informacion të detajuar nga takimi që do të kem me kancelarinë Gjermanisë”.
Në fund të fjalës së tij, i paralajmëroi kundërshtarët se nuk e di çfarë i pret në përballjen me socialistët në garën më të afërt që lidhet me zgjedhjen vendore të 2027.
(A2 Televizion)