
Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Durrësi se së shpejti do të zhvillojë një takim me kancelarin gjerman Friedrich Merz.
Sipas tij, ky takim tregon vijimësinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe hedh poshtë pretendimet e opozitës për përkeqësim të këtyre marrëdhënieve.
Rama foli edhe për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke theksuar ecurinë e negociatave me Bashkimin Europian dhe synimin për përmbylljen e tyre brenda vitit 2027.
“Qëllon edhe që sot të jetë dita përpara mbledhjes së Konferencës Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së në Bruksel nesër, ku do të vuloset përmbyllja e fazës hyrëse dhe hapja e fazës përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në BE,” u shpreh Rama.
“Kjo do të thotë që Shqipëria pasi hapi të gjithë kapitujt e negociatave për anëtarësim në kohë rekord… tani konsiderohet e gatshme për të filluar nga mbyllja e kapitujve.”
Rama komentoi gjithashtu politikën e brendshme, duke kritikuar opozitën: Ata të PD i bien grepit po njësoj, s’kanë nevojë për karrem. E gjejnë vetë veten në grep.
Në krye të asaj që gabimisht quhet opozitë, një mbeturinë e komunizmit… Shqipëria e fundosur e piramidave nuk kishte si të ishte një Shqipëri pa një mijë e një gropa e boshllëqe. (A2 Televizion)