Çështja ‘Partizani’, Malltezi: Balla vetëm gënjeu në GJKKO, do ta kallëzojmë sërish bashkë me Ramën

Nga A2 CNN
30 Prill 2026, 16:37 | Politikë

Çështja ‘Partizani’, Malltezi: Balla vetëm

Jamarbër Malltezi, duke folur për mediat pas seancës në GJKKO për çështjen “Partizani, akuzi Taulant Ballën se ka dhënë dëshmi të pavërteta para trupës gjykuese.

Malltezei u shpreh se deklarimet e Ballës në gjykatë ishin “mashtrim nga fillimi në fund”,  shkruan A2CNN. 

Ai shtoi se gjatë seancës, Balla nuk dha prova konkrete dhe shmangu përgjigjet për disa deklarata të mëparshme, ndërsa e cilësoi dëshminë e tij si të pabesueshme.

Balla gënjeu në Gjykatë. Gënjeu kur tha se Malltezi ka marrë 5% nga pronarët, nuk kishte dokument, tha e kam marrë nga burime mediatike. Gënjeu kur tha se Malltezi ka marrë 60% të aksioneve, tha se e kishte me të dëgjuar. Është një person për të cilin të vjen gjynah.

U pyet për deklaratën e tij se nuk na tret dheu pa futur Saliun në burg, heshti. Balla gënjeu për fakte publike. Tha se ndërtimet janë bërë me leje të Berishës, por gënjeu dhe sot tha se nuk kam qenë në dijeni, pra në një kallëzim të Taulant Ballës janë 11 gënjeshtra”, u shpreh Malltezi shkruan A2CNN. 

Malltezi deklaroi gjithashtu se në seancat e ardhshme do të paraqesë kundërshtime për dëshminë e Ballës, duke këmbëngulur se pretendimet e tij janë të mbështetura në fakte dhe jo në interpretime.

“Do të jemi në seancën tjetër për të kundërshtuar deklaratat e tij. Këto që them nuk janë pretendime, por fakte. Do të përsërisim kallëzimin penal ndaj Taulant Ballës dhe Edi Ramës për mashtrim,” tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos