“Shqipëria të vijojë me reformat” Austria, Çekia dhe Sllovakia: Integrimi në BE, një proces i bazuar mbi merita

Nga A2 CNN
30 Prill 2026, 16:05 | Politikë

Austria, Çekia dhe Sllovakia në një konference me ministrin e jashtëm Ferit Hoxha shprehen mbështetjen për integrimin e Shqipërisë, por i kërkuan Tiranës zyrtare që të vijojnë me reformat në shtetin e së drejtës dhe luftën ndaj korrupsionit.

Gjithashtu ata treguan që për sa i përket integrimit janë kundër çdo skenari tjetër përveçse asaj të bazuar në merite dhe me të drejta të plota.

“Ritheksova se anëtarësimi në BE mbetet prioriteti strategjik kryesor i Shqipërisë, i mbështetur fuqimisht nga një konsensus i gjerë kombëtar. Jemi plotësisht të angazhuar për të ruajtur këtë ritëm të fortë dhe të presim përmbushjen e IBARit sa më shpejt në një periudhë më të afërt duke hapur rrugën për fazën e ardhshme të negociatave, atë të mbylljes së kapitujve. Ky është dhe duhet të mbetet një proces i bazuar në meritë i mbështetur në reforma dhe rezultate konkrete të verifikueshme. Ne vijojmë përqëndrohemi në forcimin e shtetit të së drejtës, avancimin e reformës në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e qeverisjes dhe përputhjen e plotë me standardet e BE-së”, tha ministri Hoxha.

“Integrimi i Ballkanit Perëndimor si rajon në Bashkimin Evopian është një përparësi strategjike e bashkëpunimit Sllav K3. E shohim si një element kyç për të forcuar sigurinë, për të forcuar stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit. Ne rekomandojmë që të vendoset tek thelbësor, tek shteti i së drejtës, tek agjenda e anëtarësimit. Kjo është një mundësi historike për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin që duhet kapur si e tillë. Treshi është mbështetëse e anëtarësimit me të drejta të plota. Kriteret e parë anëtarësimit të anëtarësimit do të mbeten qartësisht të përcaktuar të përkufizuara bazuar në meritë. Ne nuk i mbështesim idetë për zgjidhje alternative e të pjesshme. Jemi të bindur që konsensusi i të 27 vendeve anëtare të BE-së mund të mbështetet vetëm mbi parimin e anëtarësimit me të drejta të plota”.

“Zgjerimi nuk është favor. Ndonjëherë në diskutimet që bëjmë kam këtë ndjenjë, këtë ndjesi sikur po ju bëjmë një favor vendeve, por s'ka të bëjë me këtë. Ës një nga investimet më të mençura që Europa mund të bëjë në sigurinë e prosperitetin e saj. Ju mbështesim plotësisht në rrugëtimin tuaj evropian dhe për këtë arsye keni nevojë që ju të vazhdoni me reformat tuaja ambicioze, sidomos sa i takon dhe u përmend më përpara shtetin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Kur Europa lë një vakum ka të tjerë që hyjnë me rregullat e tyre, me paratë e tyre, me influencën e tyre. Ndaj Europa duhet të jetë e pranishme, Europa duhet të jetë e besueshme dhe Europa duhet t'i japë rezultate. Ne duhet të mbajmë premtimet tona”.

“Ne ndajmë një perspektivë të qartë për faktin që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Bashkimit Europian dhe shpresojmë që do të jenë në gjendje të jenë anëtarë të BE-së sa më shpejt të jetë e mundur. Ka ende sfida në rajon, por përgjigjja për to është promovimi i dialogut”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos